Bli shqip për festa/ Qeveria: Blini dhe mandarinat shqiptare, krenaria e fermerëve dhe garancia për konsumatorin

Date:

Share post:

Fundi i vitit sjell me vete atmosferën festive dhe dëshirën për të zgjedhur më të mirën për sofrat tona. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes një informacioni për publikun fton qytetarët të konsumoni prodhime shqiptare, duke përfshirë edhe mandarinat, simbol i shijes dhe cilësisë së vendit tonë. Për vitin 2024, mbi 85% e prodhimit të mandarinave është vjelë dhe tregtuar me sukses, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. 

Sipas ministrisë, nga të gjitha analizat e kryera, këto mandarina kanë rezultuar të pastra dhe pa mbetje të pesticideve, duke dëshmuar përkushtimin e fermerëve tanë për të ofruar produkte të sigurta.

Në lidhje me disa shqetësime të shfaqura në media, Ministria siguron publikun se nga 924 kamionë të eksportuar në tregjet europiane dhe globale, vetëm 3 ngarkesa kanë rezultuar me probleme dhe janë asgjësuar në përputhje me rregullat strikte. Ky rast i izoluar nuk duhet të njollosë përpjekjet dhe punën e palodhur të fermerëve, të cilët janë garantët e një prodhimi cilësor.

Mbrojtja e konsumatorit dhe veprimet konkrete

Për të garantuar sigurinë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë masa të menjëhershme për inspektime dhe gjurmueshmëri, duke përfshirë asgjësimin e ngarkesave që nuk përmbushnin standardet. Po ashtu, janë kryer mbi 800 inspektime në pikat e tregtimit dhe grumbullimit, duke analizuar dhjetëra mostra në laboratorët përkatës. Rezultatet tregojnë një përputhshmëri të lartë me standardet, ndërsa për shkeljet e zbuluara janë marrë masa administrative dhe ndjekje penale ndaj subjekteve përgjegjëse.

Ministria vijon të mbështesë kultivimin e produkteve biologjikisht të pastra, duke promovuar përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve dhe duke ndaluar rreptësisht substancat e ndaluara në vendet e BE-së. Bashkëpunimi mes fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve mbetet kyç për të garantuar praktikat më të mira 

Ministria është transparente dhe ofron informacione të përditësuara në faqen e saj zyrtare për përdorimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe plehrave kimike. Çdo qytetar, fermer apo konsumator mund të kontribuojë në rritjen e sigurisë ushqimore duke raportuar çdo shkelje apo abuzim. 

Bashkërisht, mund të ndërtojmë një zinxhir prodhimi të sigurt, duke mbrojtur jo vetëm sofrat tona, por edhe reputacionin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. “Le të krenohemi me mandarinat tona, frytin e tokës dhe mundit të fermerëve shqiptarë!”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...