Reshjet dhe moti i keq pezullojnë lundrimet dhe ngadalësojnë jetën në Durrës

Date:

Share post:

Qyteti i Durrësit dhe rrethinat e tij janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut duke ndikuar në aktivitetin normal të qytetarëve në këtë fillimjave. Shumë prej tyre kanë shmangur daljet e panevojshme dhe kjo është reflektuar dhe në rrugët e qytetit që janë më pak të ngarkuara se zakonisht. Ndërkaq, moti i keq ka shkaktuar vonesa në mbërritjen e trageteve nga porti italian i Barit në Durrës. Dy tragetet e linjës kanë mbërritur me vonesë në portin e Durrësit paraditen e kësaj të hëne, ndërsa anijet e tonazhit të ulët kanë pezulluar lundrimet që natën e kaluar.

Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim. Kjo situatë ka ndikuar edhe në sektorin e peshkimit, i cili është detyruar të pezullojë përkohësisht aktivitetin.
Ndërkohë, pritet që nesër kushtet atmosferike në gjirin e Durrësit të përmirësohen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...