SPAK për Veliajn: Akuzohet për 4 vepra penale.Veliaj: Kallëzimi u bë nga N.A që nuk ekziston 

Date:

Share post:

SPAK ka reaguar për herë të parë pas marrjes në pyetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. 

Përmes zyrës së shtypit prokuroria e posaçme ka treguar se ka nisur hetimet dhe regjistruar procedim penal për katër vepra penale që janë edhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i funksionarëve të lartë, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.

Përshkrimi i veprimeve hetimore nga ana e SPAK vjen pak orë mbasi kryebashkiaku në mbledhjen e Këshillit bashkiak tha se ishte denoncuar nga një qytetar anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili, shtoi Veliaj, është një personazh që nuk ekziston.  

SPAK shpjegon se informacioni për referimin e veprave penale ka marrë shkas nga kallëzimi i këtij shtetasi të vet-identifikuar, por hetuesit e BKH pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, kanë referuar të dhënat mbi bazën e të cilave është regjistruar procedimi penal i mësipërm, që siç shpjegon SPAK zyrtarisht ka ndodhur në datën 8 dhjetor.

“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak nga provat e grumbulluara është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat lidhen jo vetëm me  vetëm me veprën e korrupsionit, por edhe të korrupsionit aktiv”, shton SPAK, duke mos lënë pa numëruar edhe dy veprat e tjera të pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë ose fshehjes.

Këto vepra, thekson SPAK, janë pasqyruar në regjistrin e njoftimeve të veprave penale, thotë Prokuroria e Posaçme duke lënë të kuptohet se ende nuk ka shënuar emra konkretë të dyshuarish.

Me 26 dhjetor, Erion Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës, hyri në SPAK herët në mëngjes ku qëndroi për pesë orë para një grupi hetimor që e kishte thirrur për ta pyetur.

Gjatë kohës që Veliaj po pyetej, jashtë SPAK-ut qytetarët protestuan dhe qëndruan derisa kryebashkiaku i kryeqytetit doli nga prokuroria. Ai u shoqërua njësoj siç edhe kur hyri nga drejtori i zyrës me publikun dhe drejtori juridik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...