Durrësi, destinacioni i preferuar për natën e ndërrimit të viteve 

Date:

Share post:

Durrësi po përgatitet të mirëpresë vendas dhe të huaj për natën e ndërrimit të viteve, duke u shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara për këtë moment festiv. Kërkesat për rezervime në restorantet dhe hotelet buzë detit kanë qenë të shumta që prej muajit nëntor.  

“Rezervimet nisën që në nëntor dhe tashmë janë mbyllur” – thotë Anjeza Selimaj, menaxhere eventesh në hotel Adriatik. 

“Kemi pasur shumë kërkesa, kryesisht nga vendasit dhe diaspora, por edhe nga vendet europiane si Gjermania, Austria dhe Italia. Durrësi mbetet zgjedhja ideale për natën e ndërrimit të viteve.” 

Edhe Gledia Boriçi, recepsioniste në hotel Royal G thotë: “Kemi shumë prenotime, sidomos nga grupe turistësh nga Bullgaria dhe, Italia e Polonia, si dhe kërkesa të shumta nga Shqipëria.”  

Atmosfera festive, shërbimi cilësor dhe ofertat speciale janë disa nga arsyet që tërheqin vizitorët. Një turiste nga Ukraina e pranishme në Durrës tregon: 

“Shqipëria është një vend shumë mikpritës. Ndjehemi mirë këtu dhe do të festojmë në bregdet. Atmosfera është fantastike.” 

Për natën e ndërrimit të viteve, restorantet dhe hotelet kanë përgatitur menu të posaçme dhe aktivitete festive. 

“Kemi një menu të veçantë për këtë natë, ku nuk mungon gjeli i detit, si dhe muzikë live, këngëtarë, shfaqje valltarësh dhe fishekzjarre,” – shprehen menaxheret.  

Durrësi pritet të ofrojë një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë ata që zgjedhin ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve buzë Adriatikut.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...