Durrës,82-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet për plagë thike

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen 16 të qytetit të Durrësit, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Paulin Gina, 82 vjeç, i cili sipas të dhënave paraprake kishte shenja plagësh thike në fytyrë.
I moshuari jetonte i vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali. Familjarët, të shqetësuar pasi nuk arritën ta kontaktojnë nëpërmjet telefonit, njoftuan menjëherë policinë.
Forcat e rendit dhe zjarrfikësja mbërritën në banesën e tij, ku konstatuan 82-vjeçarin pa shenja jete, duke vërejtur gjithashtu shenja të shkaktuara nga një mjet prerës në fytyrë.
Grupi hetimor po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet po zhvillohen për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vetëvrasje apo vrasje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

“Statuja e Teutës” dhe drejtoreshat e sotme

Nga Auron Tare Një mik shumë i mirë nga Lezha më mori në mbrëmë telefon. Pasi shkëmbyem disa fjalë të...

“Pylli” në Amfiteatrin e Durrësit: Kur realiteti nis të humbasë kufijtë

Çfarë ndodh kur nuk je më i sigurt nëse ajo që po përjeton është e vërtetë apo vetëm...

Kruja kundërshton “dorëzimin” e Rinasit: “Është i Krujës, jo i Tiranës. Fuqizoni bashkinë!”

Këshilli Bashkiak i Krujës ka shprehur kundërshtimin unanim ndaj ndryshimit të propozuar në projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të...

Fetah Mataj merr detyrën e nëndrejtorit të komunales në Durrës, dy muaj pas prangosjes së bashkëshortes

Dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është...