Ndryshimet/ Deklarimi Individual i të Ardhurave Personale për vitin 2024  

Date:

Share post:

Për herë të parë, të gjithë individët që gjatë vitit 2024 kanë pasur pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj do të jenë të detyruar të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale (DIVA).  

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat ka ulur pragun e të ardhurave që përcakton këtë detyrim, nga 2 milionë lekë në vit (166 mijë lekë në muaj) në 1.2 milionë lekë në vit (100 mijë lekë në muaj).  

Sipas Rozana Çelmetës nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ky ndryshim synon përfshirjen e një numri më të gjerë qytetarësh në procesin e deklarimit. “Për vitin 2024 dhe në vijim, çdo individ që realizon të ardhura bruto mbi 1.2 milionë lekë në vit nga të gjitha burimet është subjekt i DIVA.” 

Afati i ri për dorëzimin e deklaratës ka ndryshuar gjithashtu: në vend të datës 30 prill, për vitin 2024 afati është 31 mars 2025.  

Përveç të punësuarve me të ardhura mbi pragun minimal, këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe:  

– Personat e dypunësuar, që kanë qenë në dy lista pagash gjatë një muaji;  

– Individi që ka përfituar të ardhura mbi 50 mijë lekë mujore të patatuara.  

Mosdorëzimi i deklaratës shoqërohet me një gjobë prej 3 mijë lekësh, si dhe interesa dhe kamatëvonesa. 

Deklarimi si mjet për luftimin e evazionit fiskal  

Deklarata DIVA ka një rëndësi të veçantë për Administratën Tatimore, pasi krijon bazën për analiza dhe kontroll ndaj evazionit fiskal. Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024–2027 thekson se të dhënat e DIVA do të përdoren për të ballafaquar të ardhurat e deklaruara me pasurinë e individëve, me synim goditjen e fshehjes së të ardhurave.  

Deklarata e vitit 2024 do të gjenerohet automatikisht në sistemin e-Filing, me të dhëna për të ardhurat vjetore bruto dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.  

Reagimet e qytetarëve  

Qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë ndryshim. Një qytetare, e cila është e dypunësuar, ndan historinë e saj për vështirësitë financiare dhe padrejtësinë që ndien nga rritja e barrës fiskale.  

“Unë jam e dypunësuar dhe mbaj mbi shpatulla një familje me 6 anëtarë. Punoj 13 orë në ditë dhe mezi mbuloj nevojat bazë. Tani, me këtë ligj, më duhet të jap një rrogë të plotë në vit për taksa,” shprehet ajo.  

Ajo shton se, për të mbijetuar, individët shpesh detyrohen të punojnë në informalitet ose të marrin borxhe për të përmbushur detyrimet ndaj shtetit. “Qeveria duhet të mbështesë njerëzit që punojnë fort, jo t’ua rëndojë më tej barrën,” përfundon qytetarja.  

Ky ndryshim ligjor ka ndezur debat publik mbi barazinë fiskale dhe mbështetjen për shtresat punëtore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...