Vrasja në Dragoç të Shkodrës/ Rrëfimi tronditës i autorit dhe reagimi i familjarëve

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, u pasua me pranimin nga ana e njërit prej të arrestuarve Arjon Hasaj se është autori i vrasjes së Ramazan Mataj, 33 vjeç. Në dëshminë e tij përpara hetuesve, Hasaj rrëfeu motivet dhe detajet që e çuan drejt këtij akti ekstrem, duke sjellë në dritë një histori të gjatë konfliktesh dhe akuzash.

Rrëfimi

“Unë jam personi që e kam vrarë Ramazan Mataj,” ka deklaruar Arjon Hasaj. Sipas tij, viktima kishte pasur për vite me radhë një lidhje me motrën e tij, lidhje që sipas tij kishte shkatërruar jetën e saj.

“Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit,” shtoi ai, duke akuzuar viktimën për shpërndarjen e videove intime të motrës tek ish-bashkëshorti i saj i dytë dhe tek banorë të tjerë të fshatit.
Hasaj tregoi se kishte organizuar gjithçka paraprakisht. Ai hapi një llogari të rreme në Instagram me emrin e një vajze dhe e ftoi Matajn për një takim.
“Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava dhe u largova me biçikletë drejt banesës,” rrëfeu ai. Arma, sipas tij, ndodhej në shtëpi prej disa kohësh.
Pas arrestimit të Arjon Hasajt, u mor në pyetje edhe vëllai i tij, Klisman Hasaj, i cili mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje. “Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje,” deklaroi Klisman Hasaj, duke theksuar se ishte tërësisht i painformuar për veprimet e vëllait.

Ngjarja në Dragoç ka hapur debate, pasi historia e konfliktit mes familjes Hasaj dhe Ramazan Matajt ishte e njohur prej kohësh. Sipas burimeve, tensionet kishin arritur kulmin për shkak të lidhjes problematike mes Matajt dhe motrës së Hasajve, e cila kishte ndikuar jo vetëm në jetën e saj personale, por edhe në imazhin e familjes në fshatin e tyre dhe fshatrat përreth.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa Arjon Hasaj ndodhet tashmë në paraburgim, i akuzuar për vrasje me paramendim. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka ngritur sërish çështje të ndjeshme si pasojat e konflikteve familjare dhe shpërndarja e materialeve komprometuese për gratë përmes telefonit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Çerçiz Topullit, dorëhiqet drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...