Qëndresa qytetare: Tellall për uljen elektorale të çmimit tê energjisë, heshtje për rritjen e çmimit të ujit!

Date:

Share post:

Qëndresa Qytetare ka reaguar sot në lidhje me situatën me të cilën po përballen qytetarët e painformuar, sipas saj, për rritjen e ujit të pijshëm. Ja deklarata e kësaj organizate:

“Sot kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit qeveria njoftoi uljen e çmimit të energjisë elektike, që shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë në rajon pavarësisht burimeve të pafundme të prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas vendimit të qeverisë që normalisht ERE nuk mund ti dilte kundër çmimi i ri i energjisë ulet nga 9.5 lekë në 8.5 lekë për konsumin deri 700 kilovat/orë, pra ulet me vetëm 1 lek.

Ndërsa për konsumin mbi këtë fashë tarifa do të jetë e pandryshuar, 9.5 lekë.

Ky lajm i trumbetua nga qeveria dhe Kryeministri i kushtoi një konferrncë për shtyp që e la përgjysëm kur konstatoi se pyetjet nuk ishin me regji.

Por përtej propagandës për uljen e çmimit të energjisë, qeveria ka zgjedhur kodin e heshtjes për rritjen e çmimit të ujit.

Përgjatë vitit 2024 gjashtë shoqëri rajonale të ujësjellësit, që kanë nën patronazh 25 bashki të vendit rritën çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët.

Kjo rritje kaloi pa zhumë nga ana i institucioneve dhe larg vëmendjes së medias, ndonëse kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara nuk munguan veçanërisht në zonat e varfra të vendit që janë në listën e rajoneve më të varfra të Evropës.

Rritja më e vogël e çmimit të ujit është rreth 8.6% për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm për shoqërinë rajonale të ujësjellësit Gjirokastër dhe shkon deri në 37.5 % për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës dhe 100% per Fuzhe – Arrezin.

Përtej rritjes së çmimit të ujit qytetarët në këto bashki nuk kanë përfituar shërbim më cilësor, e për më tepër ujin e pijshëm nuk e kanë në çezma por janë detyruar ta blejnë në dyqan.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Google: “Inteligjenca Artificiale depërtoi në sistemet e tre kompanive gjatë testit të sigurisë”

Google ka konfirmuar se një nga modelet e saj të inteligjencës artificiale, Gemini depërtoi në sistemet e tri...

Fier/ Vazhdon goditja e skemës për përvetêsimin e pronave, 2 arrestime dhe qindra mijëra euro të sekuestruara

Prokuroria e Fierit ka vijuar hetimet për një skemë të dyshuar të përfitimit dhe regjistrimit të kundërligjshëm të...

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan në sy të nipit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut...

Skandali me figurën e Çerçiz Topullit, dorëhiqet drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysi

Indinjata publike dhe vala e reagimeve negative lidhur me skandalin e paraqitjes së heroit kombëtar Çerçiz Topulli në...