Anketa e Institutit Republikan Amerikan: “SPAK, institucioni më i besuar”

Date:

Share post:

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Studimi mbështetet në përgjigjet e një mijë e dyqind qytetarëve të moshave nga 18 vjeç deri mbi 56 vjeç. Pjesa më e madhe e të anketuarve (59%) mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë është e efektshme, ndërsa (70%) e tyre mendojnë se efektshmëria e drejtësisë u rrit pas vetingut të gjyqtarëve dhe ngritjes së SPAK-ut.

Afro gjysma e të anketuarve (47%) mendojnë se krijimi i SPAK-ut është rezultati më i mirë i reformës në drejtësi, më pas vijnë vettingu (27%) dhe (13%) zbehja e ndikimit politik mbi gjykatat.
Pas kryerjes së reformës në drejtësi qytetarët mendojnë se më të rëndësishmet për t’u bërë tani janë luftimi i korrupsionit, hetimi dhe ndëshkimi i politikanëve, si dhe pavarësia nga ndikimi qeveritar.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve pohuan që nëse zgjedhjet mbahen sot, çështjet përcaktuese për votën e tyre janë pensionet, ekonomia dhe antikorrupsioni. Ata besojnë se arritjet më të rëndësishme të qeverisë aktuale janë infrastruktura, integrimi europian dhe reforma në drejtësi. Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (35%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (14 për qind). Por besimi për figura të tjera është po aq i lartë (26%), sa edhe mosbesimi i plotë tek asnjë politikan (28%).

Mbi 60 për qind e të anketuarve besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, ndërsa pjesa tjetër (afro 40%) nuk kanë shumë shpresë për një të ardhme më të mirë, por pohojnë madje se kanë frikë, shqetësim e pasiguri për të ardhmen dhe nuk besojnë tek ndonjë përmirësim për këtë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (52%) pohuan se vendi po shkon në drejtimin e duhur, një shifër kjo me 6 pikë në rënie krahasuar me një vit më parë. Megjithatë qeveria Rama sipas anketimit te initutit republican amerikan gëzon një aprovim të përgjithshëm nga më shumë se gjysma e të anketuarve (58%).

spot_img

Artikuj të lidhur

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit...

Fier/Veliaj liron nga detyra 2 nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra! Emërohet Etleva Bisha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe...

Tiranë/Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm, në arrest shtëpie!

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...