10 vite burg për Xhemal Lokën, fajtor për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg Xhemal Lokën, i cili u shpall fajtor për shkaktimin e vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, 41 vjeçe.

Ngjarja e ndodhur në janar të vitit të kaluar në Sukth tronditi opinionin publik, pasi viktima, nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur, ishte përballur me dhunë sistematike dhe fyerje të vazhdueshme nga i shoqi. Sipas dëshmive, situata e saj u përkeqësua pas hapjes së një profili fals në TikTok, ku publikoheshin pretendime poshtëruese për të, duke e ekspozuar ndaj turpit dhe gjykimit publik.

Më shumë se një vit më parë, Bedrie Loka i dha fund jetës, ndërsa bashkëshorti i saj pretendoi se ishte presioni nga rrjetet sociale dhe jo sjellja e tij që çoi në këtë tragjedi. Megjithatë, dëshmitë e vëllezërve të viktimës dhe pamjet e regjistruara nga një prej fëmijëve të çiftit zbuluan një realitet të dhimbshëm: dhunë fizike, kërcënime të vazhdueshme dhe një presion të rëndë psikologjik nga ana e të shoqit.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Shkëlzen Licaj, i cili ende nuk është zbardhur plotësisht, Xhemal Loka u dënua me 7 vite burg për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes” dhe me 3 vite për “armëmbajtje pa leje”. Në bashkim të dënimeve, ai do të vuajë 10 vite në një burg të sigurisë së zakonshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...