Qytetarët me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj

Date:

Share post:

Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë një vendim për zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, duke i lejuar qytetarët me pasaporta dhe karta ID të skaduara të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e cilësoi këtë akt si një vendim të rëndësishëm, i cili u jep mundësinë rreth 500 mijë qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Sipas tij, pas miratimit të vendimit, shtetasit me dokumente të pavlefshme mund të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe të votojnë sipas udhëzimeve të këtij institucioni.

Lidhur me propozimin e Partisë Demokratike për të lejuar votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe nuk kanë dokumente shqiptare, por vetëm të huaja, Ministri Hoxha sqaroi se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi nuk parashikohet nga ligji.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar

3  persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje. Bëhet fjalë...