Gjykata e Korçës ka vendosur masa më të buta sigurie për dy vajzat e arrestuara tre ditë më parë nga policia, të dyshuara për përfshirje në një rast të pornografisë me të mitur dhe shantazhit në rrjetet sociale.
Sipas hetimeve, P.M., 19 vjeçe, dhe E.P., 17 vjeçe, dyshohet se kanë publikuar mesazhe shantazhuese, si dhe video dhe foto me përmbajtje pornografike, përmes një faqeje në Instagram.
Prokuroria e Korçës kishte kërkuar arrest shtëpie për të dyja vajzat deri në përfundim të hetimeve, por gjykata vendosi ta shpallë të paligjshëm arrestin e tyre dhe dha masa më të lehta:
- P.M., 19 vjeç, do të jetë nën detyrim paraqitjeje
- E.P., 17 vjeç, do të jetë nën mbikëqyrjen e prindërve
Seanca gjyqësore zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, ku avokatët mbrojtës kërkuan masa sigurie më të buta nga ato që kishte propozuar prokuroria.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të provuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të implikuar dhe shkalla e përfshirjes së secilit prej tyre.
©️zërionline


