Rast i ri me meningit akut në Durrës, 14-vjeçari në gjendje të rënduar

Date:

Share post:

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.
Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike. Ata shprehen se nuk janë njoftuar për situatën dhe në shkollë nuk është marrë asnjë masë parandaluese. Aktualisht, nxënësit e kësaj shkolle po vijojnë mësimin në shkollën pritëse “Eftali Koçi”, pasi godina e tyre do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Ky rast vjen pas një tjetër rasti fatal të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, kur një 17-vjeçare humbi jetën nga meningiti akut në QSUT. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi pasi fillimisht ishte paraqitur në spitalin e Durrësit. Gjimnazistja kishte qenë në një eksursion me shkollën në Voskopojë, pas të cilit kishte shfaqur një gjendje virale të lehtë që u përkeqësua me shpejtësi dhe pas dërgimit në Tiranë u diagnostikua me meningit akut. Në këtë rast të gjithë personave të ekspozuar, familjarë, nxënës e staf mjekësor iu rekomandua marrja e medikamenteve profilaktike, ndërsa ambientet e gjimnazit u dezinfektuan.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...