Policia Kufitare e portit të Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”, duke goditur një rast të tentativës për kontrabandimin e pajisjeve elektronike në Shqipëri.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje të vendit, u vunë në pranga shtetasit Afrim Ukperja, 43 vjeç, dhe Amarildo Hamzai, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të kamionit që drejtonte Afrim Ukperja, u gjetën 23 celularë iPhone 16 Pro Max dhe 2 laptopë, të cilat nuk kishin fatura blerjeje dhe dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania për llogari të Amarildo Hamzait, djalit të pronarit të kamionit dhe personit që priste pajisjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.
©️zërionline


