Protestë para SPAK-ut për të akuzuarit, jo kundër korrupsionit

Date:

Share post:

Punonjës të administratës së Bashkisë Tiranë dolën sot në protestë para SPAK-ut, jo për të kërkuar drejtësi ndaj aferave korruptive, por për të mbrojtur të akuzuarit për korrupsion.

Mes protestuesve u panë edhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët, në një skenë të pazakontë, qëndronin përballë kolegëve të tyre të rendit. Ky grup protestuesish u rreshtua në mbrojtje të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili ndodhet nën hetim.

“Ky lumë qytetarësh, që sot protestoi para SPAK-ut, duhej të ishte aty për ta mbështetur atë në goditjen e korrupsionit, jo për të sfiduar drejtësinë. Zhvatja e fondeve publike nuk bën përjashtime dhe prek të gjithë qytetarët, ndaj reagimi i shoqërisë duhet të jetë kundër abuzuesve dhe jo në mbrojtje të tyre.”, u shpreh në një deklaratë të saj organizata Qëndresa Qytetare.

Ndërkohë, ky realitet dëshmon edhe një herë se edukimi mbi korrupsionin duhet të fillojë në shkolla. Kultura e pandëshkueshmërisë dhe toleranca ndaj abuzimit me pushtetin tregojnë se nevojitet një Task Force Antikorrupsion që të ndërgjegjësojë brezat e rinj mbi pasojat e korrupsionit.

Qëndresa Qytetare u shpreh se inkurajon SPAK dhe GJKKO që të vijojnë goditjen e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke çuar përpara procesin e pastrimit të institucioneve nga ata që kanë keqpërdorur besimin publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Miqësorja Shqipëri-Izrael/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe...

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...