Dy të rinj të arrestuar për kanosje dhe dhunë në familje në Durrës

Date:

Share post:

Në një operacion të zhvilluar nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, janë arrestuar dy shtetas, njëri për kanosje me armë zjarri dhe tjetri për dhunë në familje.

Gjin Gega, 25 vjeç, u kap dhe u arrestua pasi, në bashkëpunim me vëllanë e tij, A. Gega, dyshohet se kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, K. P., gjatë një konflikti të ndodhur për motive të dobëta më 1 qershor 2024. Vëllai i tij, A. Gega, ishte arrestuar më parë në të njëjtën ditë.

Ndërkohë, Erion Fusha, 42 vjeç, i shpallur në kërkim për dhunë në familje, u kap nga forcat e rendit pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit që e kishte dënuar me 6 muaj burgim për këtë vepër.

Operacionet e fundit janë realizuar bazuar në inteligjencën policore, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Të dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Miqësorja Shqipëri-Izrael/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe...

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...