“Measures” godet kontrabandën dhe shpërdorimin e detyrës në Durrës

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Measures”, duke ekzekutuar katër masa sigurie ndaj personave të dyshuar për kontrabandë dhe shpërdorim detyre. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara, Gjykata e Durrësit lëshoi më 12 shkurt 2025 gjashtë masa sigurie, katër prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit:

  • Sarkan Mërkuri, 33 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, me masë sigurie “Arrest me burg”.
  • Tomorr Zekthi, 47 vjeç, banues në Cërrik, për të njëjtën vepër penale, i arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”.
  • Vladimir Vladi, 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
  • J. B., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sadleva Bodo emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Sadleva Bodo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas lirimit nga detyra të Adriatik Kupit,...

“Më tradhtonte”, dyshimet që çuan në zjarrvënien me pasoja tragjike në Shkozë

Dy jetë të humbura, një nënë dhe një fëmijë të shpëtuar nga flakët. Ngjarje e rëndë në Shkozë...

Tiranë/ I vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy bashkëshortët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure në zonën...

19-vjeçari që theu këmbën në operim, edhe një 84-vjeçar nga Kukësi pësoi frakturë në këmbë

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin...