Rrugët që vrasin: Pakujdesia dhe mungesa e përgjegjësisë marrin një tjetër jetë

Date:

Share post:

Një tjetër aksident tragjik ka tronditur rrugët shqiptare, duke marrë jetën e një të reje dhe lënë të plagosur rëndë të fejuarin e saj. Ngjarja ndodhi pas mesnate në aksin Përrenjas-Librazhd, në vendin e njohur si Pishkash, ku një Mercedes-Benz, i drejtuar nga 34-vjeçari Zef Sinani, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion me targë të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e goditjes së fortë, humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani, e cila ndodhej në sediljen e pasagjerit, ndërsa drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Tragjedia nuk ishte e rastësishme. Hetimet paraprake tregojnë se rruga ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të një sasie vaji të derdhur më herët, një rrezik që kaloi pa u marrë parasysh nga autoritetet.

Ky nuk është një rast i izoluar. Derdhja e papërgjegjshme e vajit në rrugë, mungesa e sinjalizimit, shpejtësia dhe neglizhenca e institucioneve për të garantuar sigurinë e qytetarëve vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme. Sa herë duhet të dëgjojmë për aksidente të shkaktuara nga faktorë të parandalueshëm, si mungesa e mirëmbajtjes, hetimi dhe ndëshkimi i atyre që hedhin substanca të rrezikshme në rrugë?

Për fat të keq, shumë aksidente në Shqipëri trajtohen si fatkeqësi të pashmangshme, duke lënë jashtë vëmendjes përgjegjësinë e atyre që duhet të kishin parandaluar tragjedi të tilla. Kush do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e një 20-vjeçareje? Apo edhe kjo do të mbetet thjesht një statistikë e radhës në kronikën e zezë të rrugëve shqiptare?

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...