Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, familja kërkon drejtësi

Date:

Share post:

Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën në Spitalin e Tiranës më 8 janar të këtij viti, është zhvarrosur sot në Maliq për t’iu nënshtruar autopsisë. Procesi është kryer nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të shoqëruar nga prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton rastin, si dhe në prani të familjarëve të të miturit.

Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit, të cilat do të dërgohen për analiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Sipas mjekëve të QSUT-së, Leo Sadiku ndërroi jetë si pasojë e miokarditit akut. Megjithatë, familjarët kanë ngritur dyshime dhe akuzojnë stafin mjekësor për neglizhencë në trajtimin e tij.

Fillimisht, pas vdekjes së 12-vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë, por me nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, e cila është kompetente për rastin, autoritetet vendosën të kryejnë ekzaminimin mjeko-ligjor.

Familjarët kanë reaguar vazhdimisht për këtë rast, duke protestuar dhe kërkuar që hetimi të jetë i plotë dhe të përcaktohet me saktësi shkaku i vdekjes së djalit nga fshati Poçestë i Maliqit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...