Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua në fshatin Gosë, Rrogozhinë, shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos me 7 vjet burgim, për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Vendimi për dënimin e tij ishte dhënë më 6 qershor 2023.
Operacioni u krye nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariati i Policisë Kavajë, pas verifikimeve të kryera nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e të kërkuarit.
Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të ndjekin procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
©️zërionline


