Primaret e PD-së/ Demokratët vendosin për kandidatët e 11 majit

Date:

Share post:

Sot, demokratët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Në këto primare garojnë 37 kandidatë nga i gjithë qarku i Durrësit, duke e bërë këtë, sipas demokratëve një proces të rëndësishëm për të ardhmen politike të Partisë Demokratike në qark.

Votimi për Durrësin po zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” dhe kjo qendër masive votimi do të qêndrojë e çelur nga ora 08:00 deri në 18:00. Anëtarët e PD-së kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për përfaqësimin në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa duhet të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi (ID, pasaportë ose patentë), ose dhe me kartën e anëtarësisë.

Primaret konsiderohen një hap kyç në përcaktimin e alternativës që demokratët do t’i ofrojnë qytetarëve të Durrësit më 11 maj. Procesi pritet të shënojë një garë të hapur dhe dinamike për të përcaktuar emrat që do të përfaqësojnë partinë në betejën elektorale të ardhshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fuqizohet Ministria e Shtetit për Administratën Publike

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një ministrie të re në kabinetin qeveritar, duke vendosur ta kthejë...

Durrësi nën ujë, 30 fshatra pa energji dhe linjë elektrike mbi banesa

Reshjet intensive që përfshinë vendin gjatë orëve të para të mëngjesit kanë sjellë probleme nga veriu në jug,...

RENEA operacion në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë; arrestohen 3 persona

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se po përgatisnin një atentat. Të arrestuarit kishin...

Mesazhi për bombë alarmon Gjykatën e Durrësit, në disa qytete raportohen kërcënime

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka vënë në lëvizje edhe Policinë në Durrës, si dhe...