Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë

Date:

Share post:

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës në oborrin e një objekti pranë ish-magazinave të grumbullimit në Fushë-Krujë. Nga ngjarja janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa shpërthimi është konstatuar vetëm mëngjesin e sotëm, kur punëtorët e fabrikës kanë mbërritur në ambientet e punës dhe kanë njoftuar policinë.

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit. Deri më tani, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe motivet e mundshme të sulmit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Moti i keq, Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në Durrës

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar reshje intensive shiu gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme...

Dyshimet/ 25-vjeçarja angleze u gjet pajetë në Durrës, pranë saj fëmija 2-vjeçar

Një 25-vjeçare, shtetase angleze, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në...

Mamurras/ Gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi...

GJKKO pranon kërkesën, nëna dhe foshnja 3-muajshe dalin nga qelia

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Greta Gjocit për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke i dhënë...