Një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet venezueliane, është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, me qëllim ekstradimin e tij në Venezuelë.
Shërbimet policore, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore, kanë intensifikuar kontrollet, pasi kishin të dhëna se 51-vjeçari Antonio Goffredi, banues në Itali, po përpiqej të udhëtonte drejt Italisë. Si rezultat, ai u ndalua në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas i kishte caktuar në vitin 2017 me masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, sipas Kodit Penal të Venezuelës.
Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet venezueliane për procedurat e ekstradimit të tij.
©️zërionline


