Aksident tragjik, 51-vjeçari humb jetën pas përplasjes me kamionin

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:50, një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues Arben Tanushin, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital, ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas ish-shefit të sherbimit sekret, arrestohet edhe asistenti i tij! Dyshohet se i dorëzoi 2 mijë dokumente sekrete

Pas arrestimit të ish-kreut të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) August Hanning, nën dyshimet për spiunazh dhe...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Lezhë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një banesë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka shkaktuar dëme...

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, 10 vepra të reja për muzikën shqiptare

Një shekull pas lindjes së Tish Daisë, muzika shqiptare nuk mjaftohet vetëm me kujtimin e një prej emrave...

Ndalohet në Prishtinë ish-administratori i aeroportit të Vlorës, biznesmeni Valon Lluka

Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ dhe për thuajse dy dekada një ndër...