Dita e Verës në Durrës, festa sjell gjallëri me aktivitete për të gjithë

Date:

Share post:

Durrësi mirëpriti festën e Ditës së Verës me një sërë aktivitetesh të organizuara në sheshin kryesor të qytetit. Nën kujdesin e Bashkisë Durrës dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve, qytetarët dhe vizitorët patën mundësinë të shijonin një atmosferë festive me muzikë, valle dhe animatorë.

Shiu i lehtë dhe disa vonesa në organizim krijuan disa pengesa të vogla, por nuk e zbehën entuziazmin dhe atmosferën festive të kësaj dite në Durrës.

Grupet artistike të fëmijëve sollën shfaqje të ndryshme, përfshirë këngë e valle tradicionale, ndërsa gratë artizane morën pjesë në një panair me punimet e tyre dhe veroret e festës duke i dhënë ngjyrë dhe kreativitet festës. Për më të vegjlit u organizuan lojëra dhe aktivitete argëtuese, duke e bërë Ditën e Verës një festë të vërtetë për të gjitha moshat.

Përveç argëtimit, kjo ditë ështe një mundësi për të promovuar traditat dhe vlerat kulturore të trevave të ndryshme të vendit, duke bërë bashkë grupmosha të ndryshme në një atmosferë festive dhe plot energji pozitive.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar, pak pasi kishte përfunduar...

Bordi ul me nga 3 lekë çmimin e karburanteve! Nga ora 11:30 nafta shitet 210 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka ulur me nga 3 lekë çmimin e naftës dhe të benzinës. Nga ora 11:30...

Shpërthimi që plagosi të moshuarën rikthen në vëmendje rrezikun e bombolave të gazit në banesa

Një grua rreth 75 vjeçe raportohet se mbeti e plagosur dhe një kat i banesës së saj u...

E dënuara me vdekje i mbijetoi ekzekutimit, 50-vjeçarja është zgjuar dhe ka filluar të flasë

Një histori që ia kalon çdo fantasies dhe skenar i denjë për film hollivudian.Christa Pike, 50 vjeçe, e...