Basha ironizon Ramën: “Kmish nate apo kmish burgu?”

Date:

Share post:

Kreu i Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, vijon të përdorë ironinë dhe autoironinë për të thumbuar rivalin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, ndërsa vazhdon të prezantojë kandidatët e koalicionit euroatlantik në rrethe. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Basha nuk ka kursyer një shigjetim të drejtpërdrejtë për Ramën, duke e drejtuar atë në mënyrë ironike te besnikët e kryeministrit Rama në parti.

Duke shfaqur një ton humori, Basha i drejtohet Ramës me pyetjen që nënkupton një kritikë të hidhur: “Me kmish nate apo kmish burgu? Me çar i ke vesh shokët Rame”. Kjo shprehje, e mbushur me nënkuptime, e që përmes “parodisë” bashiane ka për qëllim të tërheqë vëmendjen tek koalicioni dhe vetja, ndërsa parodizon situatën e liderit të qeverisë dhe imazhin e mjaft elementeve të partisë të goditur muajt e fundit nga SPAK.

Në postim, Basha përdor edhe një veprim matematikor, vetëm në dukje të çuditshëm, “7×7=313”. Një shumëzim i gabuar, autoironik por që i kujton kundërshtarit politik fundin e shumë prej figurave të partisë të promovuar prej tij në poste kyçe të qeverisë e pushtetit vendor. Një mënyrë kjo për të ironizuar dhe për t’i kujtuar se logjika e qeverisë është “e gabuar” dhe jo matematika e tij.

Ky postim e të tjerë para tij janë pjesë e një fushate më të gjerë të Bashës për zgjedhjet e 11 majit. Përmes saj ai po kthen vêmendjen e harruar tek vetja dhe kandidatët e koalicionit euroatlantik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...

“I love Durrës”, simboli i ri në shëtitoren “Taulantia”

Një simbol i ri i është shtuar hapësirës publike të Durrësit, me synimin për të promovuar historinë, kulturën...

Fier/Përfshihet nga flakët një banesë, shpëtohen të moshuarit nga fqinjët

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në fshatin Fier-Shegan. Në banesë jetonin një çift...

Devijuan lumin Devoll me gërryerjet në shtratin e tij, arrestohen 2 punonjësit e kompanisë! Në kërkim administratori 22-vjeçar

3  persona janë vënë në pranga në Cërrik për devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe ndërtim pa leje. Bëhet fjalë...