Margarita Xhepa/ Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar

Date:

Share post:

Arti shqiptar humbi një nga figurat më të rëndësishme të tij, Margarita Xhepën. Diva e ekranit shqiptar u nda nga jeta më 3 prill 2025, vetëm një ditë pasi festoi 91-vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa do të përcillet sot për në banesën e fundit. Këtë të premte po bëhen homazhet për ikonën e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Homazhet po mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Margarita Xhepa, lindi më 2 prill të vitit 1934 në Lushnje. Ajo është një nga zonjat e mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar. Ajo është një nga figurat më të dashura të artit tonë.

Ajo numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi. Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit” ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.
Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepa mban titullin “Artiste e Popullit”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ende aktive vatra e zjarrit në Manati të Lezhës, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri i rënë që prej mbrëmjes së së enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot,...

Zvicra mund të heqë statusin “i/e divorcuar” dhe rikthimin në kategorinë “beqar”

Një debat i pazakontë po zhvillohet në Zvicër. A duhet një divorc të mbetet përgjithmonë pjesë e statusit...

Pranga këngëtarit në Fier/ Përtej arrestimit, alarmi për përndjekjen e të miturave

Një telefonatë e disa vajzave të mitura në sallën operative të Policisë së Fierit deklarohet mediatikisht se ka...

Athinë/Kush është shqiptari që u plagos nga ish-partneri i të dashurës

Një shtetas shqiptar rezulton mes dy personave të plagosur rëndë gjatë sulmit me thikë të ndodhur pas mesnatës...