Kush fshihet pas statujës së lirisë, simbolit amerikan

Date:

Share post:

Si ia dha fytyrën e saj Statujës së Lirisë e veja e krijuesit të makinave qepëse Singer?

Jeta e Isabella Boyer është si një roman thriller. Ajo lindi në Paris, në një familje me baba afrikan, pastiçier në zanat, dhe nënë angleze. Emri i saj ishte Isabella, një emër i bukur që duhet të kishte qenë fillesa e një fati të bukur. U bë shpejt e qartë se natyra i kishte dhënë Izabelës një bukuri të veçantë.

Në moshën 20 vjeçare, ajo martohet me krijuesin e makinave qepëse, Isaac Singer, 50 vjeç, dhe pas vdekjes së tij bëhet gruaja më e pasur në vend. 

Dhe nuk është çudi që ajo u zgjodh si modeli për Statujën e Lirisë, sepse ajo mishëron ëndrrën amerikane të realizuar. Pasi u bë vejushë, Isabella filloi të udhëtojë nëpër botë, duke kërkuar dije të reja dhe sfida emocionuese, pasi ishte tepër e re për t’u varrosur nën rrobat e zisë.

Ajo u rimartua me violinistin holandez Victor Robstett, një personalitet botëror i artit dhe një kont, kështu që Isabella bëhet gjithashtu një konteshë. Shpejt Isabella bëhet ylli i salloneve në Amerikë dhe Evropë dhe ftohet në të gjitha ngjarjet botërore.

Në një prej tyre, ajo takoi skulptorin e famshëm francez Frédéric Bartholdi. Në atë kohë, Bartholdi ishte shumë i impresionuar nga udhëtimi i tij në Shtetet e Bashkuara, nga madhësia e vendit, nga burimet natyrore dhe nga popullata atje. Ai e kishte pranuar propozimin për të krijuar një statujë që të simbolizonte pavarësinë e Shteteve të Bashkuara. Skulptura ishte menduar të ishte një dhuratë nga Franca në nder të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Kështu lindi ideja e një statuje gjigante, një gruaje që mban një pishtar ndriçues në njërën dorë dhe në tjetrën tabelën-dëshmi me datën e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Bartholdi ishte aq i befasuar nga fytyra e Isabellës sa vendosi ta përdorë atë si model për skulpturën e tij. Prandaj, në ishullin Bedloe në Gjirin e Nju Jorkut, Statuja e Lirisë u ngrit në thelb si personifikim i figurës së një hyjneshe të lashtë, romakes Libertas, po statuja ka si model fytyrën e Isabella Boyer.

Isabela martohet për herë të tretë, në moshën 50 vjeçare, me Paul Sohège, një koleksionist i famshëm arti. Ajo vdiq në Paris në vitin 1904 në moshën 62 vjeç dhe u varros në varrezat Passy.

Por statuja me fytyrën e saj vazhdon të ngrihet mbi ishullin Bedloe, duke simbolizuar krenarinë e parë të Amerikës, lirinë dhe demokracinë.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...