Depresionin po e nxisim vetë. Reduktoni përdorimin e rrjeteve sociale!

Date:

Share post:

Një studim i kryer Universiteti i Pensilvanisë pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqjes dorë nga mediat sociale dhe përmirësimit të depresionit dhe vetmisë.

Studimi ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive.

Kufizimi i përdorimit të Facebook, Instagram dhe Snapchat, në mënyrë direkte çon në reduktimin e vetmisë dhe depresionit, sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë.

“Është ironike, por jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim.

Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar afro 140 studentë përgjatë tre javëve.

Studentët u ndanë në dy grupe; njëri që vazhdonte të përdorte normalisht mediat sociale, dhe tjetri që ishte i kufizuar të përdorte çdo rrjet social për 10 minuta në ditë. Eksperimenti zbuloi se grupi që kishte përdorur mediat sociale në mënyrë të kufizuar, tregonte rënie të simptomave depresive.

“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...