Dita e Tokës, një thirrje për ndryshim dhe kujdes

Date:

Share post:

Redaksia

Çdo vit, më 22 prill, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Tokës, një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka planeti ynë për jetën dhe mirëqenien tonë. Kjo ditë na kujton se Toka nuk është vetëm një burim i pafund i të mirave natyrore, por një shtëpi e përbashkët që kërkon kujdes, respekt dhe veprim të përgjegjshëm nga secili prej nesh.

Këtë vit, mes ndryshimeve klimaterike, ndotjes së ajrit dhe ujit, shpyllëzimit të pakontrolluar dhe humbjes së biodiversitetit, konflikteve shkatërruese mesazhi i Ditës së Tokës është më urgjent se kurrë: 

Vepro tani! Nuk është më koha për të pritur apo për të fajësuar të tjerët. Ndryshimi fillon nga individi, nga zgjedhjet tona të përditshme: nga mënyra se si konsumojmë, riciklojmë, udhëtojmë, apo edhe si e edukojmë brezin e ri.

Close up of senior hands giving small planet earth to a child over defocused green background with copy space

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë qytetarë dhe organizata janë përfshirë në nisma që synojnë mbrojtjen e mjedisit, si pastrimi i zonave të ndotura, mbjellja e pemëve, reduktimi i përdorimit të plastikës dhe promovimi i energjive të rinovueshme. Por nevojitet më shumë: politika të forta mjedisore, zbatim i ligjeve ekzistuese dhe një angazhim i qëndrueshëm në edukimin për mjedisin. Mbi të gjitha nevojitet frenim i babëzisë për të përfituar nga gjithçka duke e shkatërruar natyrën dhe gjithçka ajo na fal.

Dita e Tokës nuk është vetëm një ditë simbolike. Është një mundësi për të rifilluar marrëdhënien tonë me natyrën, për të reflektuar mbi ndikimin tonë dhe për të zgjedhur një mënyrë jetese që garanton një të ardhme të shëndetshme për brezat që vijnë.

Sepse Toka nuk ka nevojë për ne. Ne kemi nevojë për Tokën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shpërthim me lëndë plasëse në Fllakë, dëmtohet dera e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas informacionit...

Goditet call center-i në Tiranë, 4 persona në pranga; në kërkim pronari

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 16-vjeçari; plagoset shoku i tij

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa...

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...