Tragjike! Humb jetën DJ shqiptar

Date:

Share post:

Një shqiptar i Kosovës humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë, teksa udhëtonte me një “Ferrari”. Ngjarja ndodhi të dielën në Italinë veriore. 

40-vjeçari Isa Q., i cili banonte në Zvicër, ishte DJ me profesion. Nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë me të cilin ai lëvizte është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë. Viktima ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur me ndarëset anësore.

40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali. Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha i vëllai. Dyshohet se bashkë me të ka humbur jetën edhe një grua. Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi është i vështirë pasi ata u dogjën në veturën që mori flakë. Ndërkohë, policia italiane e zonës ku ndodhi aksidenti ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve përmes analizës së ADN-së.

 

 

 

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...