DW: A mund të bëhet president një Donald Trump i dënuar?

Date:

Share post:

Donald Trump, kandidati i mundshëm i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024 është shpallur fajtor nga juria e gjykatës në Nju Jork e cila e deklaroi Trump fajtor në 34 pika të aktakuzës. Nga 15 prilli gjykata u mor me akuzën, nëse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2016 u paguan para për të mos u bërë publike historitë e Trumpit për seks jashtëmartesor me një yll pornografie.

Ky proces ishte i pari në katër procese gjyqësore, me të cilat duhet të përballet Trump. Në Xhorxhia bëhet fjalë për dyshime se ka pasur përpjekje për të ndryshuar rezultatin e dështuar zgjedhor në këtë shtet federal në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Ka edhe dhe dy procese të tjera kundër tij, ku bëhet fjalë për përhapje gënjeshtrash për manipulime zgjedhore për të qëndruar në pushtet, si edhe për ruajtjen e dokumenteve sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Po. Pavarësisht si përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit- Kushtetuta amerikane vendos tre kërkesa për personat që e synojnë këtë post: Ata duhet të jenë qytetarë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 35 vjeç. Dhe të paktën duhet të kenë jetuar 14 vjet në SHBA. Askund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.

A do të skualifikohet Trump në bazë të kushtetutës amerikane?

Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë se personat që “kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim”, pasi janë betuar për Kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i “një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara”.

Aktivistët që nuk duan të shohin që ish-presidenti të kualifikohet, përmendin sjelljen e Trumpit para sulmit ndaj Capitol Hill më 6 janar 2021. Ata thonë se ishin gënjeshtrat e Trumpit, se demokratët i vodhën zgjedhjet, qe e nxitën turmën e djathtë të mësyjë Kapitolin. Për këtë arsye kjo konsiderohet, sipas tyre, pjesëmarrje në kryengritje.

Në një sërë shtetesh federale ka pasur përpjekje për të larguar Trumpin nga zgjedhjet paraprake mbi bazën e këtij neni shtesë. Në mars 2024, Gjykata Supreme e hodh poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.

Por a do të votojë Trump pavarësisht dënimit?

Ka mundësi që JO. Trump është i regjistruar si votues në Florida dhe personat e dënuar nuk kanë të drejtë votimi aty. Sipas Maggie Astor, reportere për çështjet politike e New York Times, “shumica e të dënuarve në Florida e rifitojnë të drejtën e votimit, pas e kanë kryer plotësisht dënimin e tyre”.  Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, pak ditë më vonë fillon kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.

Por nëse Trump shkon në burg, çfarë do të ndodhë?

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Të shtëna me armë pas mesnate në Tiranë, plagoset rëndë një person 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës në zonën pranë Casa Italia-s, në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Zjarr në Fllakë, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një...

Rusia godet kompleksin e ambasadorit shqiptar në Kiev

Kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo është bërë shënjestër e sulmeve ruse. Lajmi është dhënë nga...

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...