Tentativë e dështuar/ Kuksiani kapet me furgonin plot me cigare kontrabandë

Date:

Share post:

Një tjetër tentativë për kontrabandë është goditur në Portin e Durrësit, ku Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, arrestoi një 28-vjeçar që kishte fshehur mallra të akcizës në furgonin e tij.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, shërbimet kufitare ndaluan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin R. S., banues në Kukës. Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin që drejtonte, policia zbuloi 177 steka me cigare të fshehura me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Mallrat e kontrabanduara dhe furgoni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut rëndon akuza për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ngordhën mori peshqish në liqenin e Kasharajt, procedohet administratori i firmës në Lushnje

Një 58-vjeçar, administrator i kompanisë që po kryen punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në...

Shpërthim me lëndë plasëse në Fllakë, dëmtohet dera e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas informacionit...

Goditet call center-i në Tiranë, 4 persona në pranga; në kërkim pronari

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 16-vjeçari; plagoset shoku i tij

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa...