Hetime/ U gjet e dhunuar për vdekje në një varkë shkrimtarja e njohur gjermane

Date:

Share post:

Shkrimtarja bestseller gjermane u gjet e vdekur në Hamburg, hetime intensive per gjetjen e autorit.

Alexandra Fröhlich, 58 vjeç, romanet e së cilës janë ndër më të shiturit në Gjermani, u gjet e pajetë javën e kaluar. Autoritetet kanë nisur hetimet për vrasje, teksa 58-vjeçarja u gjet e sulmuar në një varkë pranë shtëpisë ku banonte, në bregun Holzhafen të lumit Elba në distriktin lindor Moorfleet.

Djali i saj e zbuloi trupin të martën në mëngjes, sipas policisë, e cila beson se ajo vdiq midis mesnatës dhe 5.30 të mëngjesit.

“Sipas informacioneve aktuale, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në skafin e saj dhe lajmëruan brigadën e zjarrfikëses, e cila ishte në gjendje vetëm të konfirmonte vdekjen e gruas”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale. Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese tani besojnë se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës”.

Zëdhënësi tha se hetuesit po kërkonin të dyshuarit e mundshëm dhe nëse vrasësi mund të ketë qenë i njohur për Fröhlich.

Fröhlich nisi karrierën si gazetare, fillimisht në Ukrainë, ku themeloi një revistë për vajza në Kiev. Më vonë, punoi si gazetare e pavarur në Gjermani për disa revista, përpara se të perfshihej në shkrimin e romaneve.

Ajo hyri në listën e bestsellerëve të revistës Der Spiegel, tregues i shitjeve të librave artistike e jo vetëm në Gjermani. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin të mundësive për punësim te të rinjtë. Të dhënat nga Anketa e Forcave...

Qese e bidona plastike/ Ndotet lumi Mat, brigjet kthehen në ‘landfill’ me plehra

Lumi Mat është tejet i ndotur nga mbetjet urbane dhe ato të ndërtimit që hidhen nga persona të...

20 mijë lekë gjobë bizneseve për hedhjen e mbetjeve jashtë orarit në Durrës, dokumentohen shkeljet

Kontrollet për mbetjet urbane në Durrës po shoqërohen me masa administrative ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat për...

Flota “sekrete” e Hormuzit, Irani sulmon marinsat amerikanë; 8 të plagosur

Një aspekt i panjohur më parë i operacioneve amerikane në Ngushticën e Hormuzit ka dalë në dritë, pas...