Tentoi të grabiste italianet, pranga 18-vjeçarit durrsak

Date:

Share post:

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë tre shtetase italiane në Plazhin e Durrësit, lagjja nr. 13 e qytetit. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Provat”, ndërsa nga hetimet janë zbardhur edhe dy raste të tjera vjedhjesh me dhunë që dyshohet se janë kryer prej tij.

I ndaluari, shtetasi Dorian Abazi, banues në Durrës, akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas Policisë, përveç tentativës për të grabitur tre turistet italiane, 18-vjeçari më datë 27 dhe 28 prill dyshohet se ka thyer xhamat e dy automjeteve në të njëjtën lagje dhe ka vjedhur sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak si dhe sende të tjera të dyshuara si të vjedhura.

Po në lidhje me këtë çështje, u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” edhe shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 18-vjeçari. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shpërthim me lëndë plasëse në Fllakë, dëmtohet dera e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas informacionit...

Goditet call center-i në Tiranë, 4 persona në pranga; në kërkim pronari

Një tjetër call center mashtrues është goditur në Tiranë. Policia ka hyrë në një ambient në Rrugën e...

Aksident tragjik në Pezë, humb jetën 16-vjeçari; plagoset shoku i tij

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa...

Ngordhje masive peshqish në Lushnje, zbrazja për punimet shkakton dëm mjedisor

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pasi niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe...