Drejtësia kthen në burg 39-vjeçarin nga Durrësi

Date:

Share post:

Vetëm 6 vite burg për një vrasje të kryer 8 vjet më parë, por pas vendimit të Gjykatës së Lartë, një 39-vjeçar nga Durrësi u ndalua nga policia për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për dënimin përfundimtar me 10 vjet burgim për vrasjen e Asllan Kërtushës, Policia e Durrësit prangosi Gëzim Kajnon, i cili prej disa muajsh ishte shpallur në kërkim.  

Pasi kishte kryer 6 vite dënim, Kajno ishte lënë i lirë, por vendimi ishte ankimuar dhe në përfundim të gjykimit të çështjes në të gjitha shkallët e gjyqësorit ai duhet të vuajë dhe 4 vite të tjera burg për të shlyer dënimin për vrasjen e 30-vjeçarit Asllan Kërtusha, pas një konflikti banal që nisi në lokalin e Kajnos pranë Ujësjellës Kanalizimeve të Durrësit më 1 mars të vitit 2016. Në gjendje të dehur, viktima ishte kthyer në shqetësim për klientët e lokalit ndaj Kajno së bashku me një kushëririn e vet që mbeti i plagosur aksidentalisht në këtë ngjarje e nxorrën jashtë lokalit. Pas sherrit, Kërtusha ka tentuar të largohet me një taksi nga e cila u nxorr me dhunë nga dy kushërinjtë, ndërsa Gëzim Kajno e qëlloi me pistoletë në kraharor duke i shkaktuar vdekjen.

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...