Mozaiku i rrallë rrezikohet nga ujërat e zeza

Date:

Share post:

Pas zbulimit arkeologjik, firma e ndërtimit të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” u largua pa riparuar dëmin

Ujërat e zeza kanë mbuluar hapësirën ku ndodhet një nga mozaikët më të rrallë të zbuluar ndonjëherë në vendin tonë. Mozaiku i punuar me gurë ngjyrë blu dhe bezhë u zbulua tetorin e kaluar në një thellësi prej 6 metrash, gjatë hapjes së themeleve për rindërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Siti është lënë në mëshirë të fatit nën pushtetin e ujërave të zeza dhe ndonëse banorë të zonës përreth kanë raportuar gjendjen, nuk eshte ndërhyrë për të riparuar tubacionin dhe shmangur dëmet që depërtimi i ujërave mund të shkaktojë në këtë pasuri kombëtare arkeologjike që pritet të zbulohet më tej. 

Sipas arkeologëve, mozaiku floreal i përket shekullit të I-II të erës sonë, ndërsa vetë siti përfshin edhe gjetje të periudhave më të hershme, që dëshmojnë dhe nivelin e lartë të jetesës në qytetin e lashtë në fillim të erës së re. Pas zbulimit punimet për rindërtimin e shkollës u ndërprenë, ndërsa dëmtimi i një tubacioni të ujërave të zeza ka shtuar praninë e tyre mbi sitin më të ri arkeologjik të zbuluar në Durrës. Edhe pse i mbuluar, mozaiku rrezikon të dëmtohet prej tyre. 

Në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli kombëtar i trashëgimisë kulturore materiale vendosi t’i hapë rrugë gërrmimeve arkeologjike nga një subjekt privat i licencuar në arkeologji, gërrmime që do të financohen nga Bashkia e Durrësit e cila ka hapur tenderin dhe këto ditë pritet shpallja e subjektit fitues. Në pritje të përfundimit të procedurave, autoriteti kombëtar i trashëgimisë kulturore detyron subjektin privat fitues dhe bashkinë e Durrësit të marrin masa për konservimin paraprak të gjurmëve të mozaikut, ndërsa gërrmimet duhet të mbikqyren nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. 

Lidhur me situatën e krijuar, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës deklaron se është përpjekur disa herë të kontaktojë firmën e ndërtimit, e cila ka dëmtuar tubacionet e ujërave të ndotura gjatë punimeve për hapjen e themeleve, por ajo nuk përgjigjet dhe as e ka riparuar dëmin e shkaktuar, ndërkohë që Ujësjellës Kanalizimet nuk mund të hyjnë në kantierin që qëndron i mbyllur në pritje të gërrmimeve arkeologjike, ndërsa ndodhet nën “kujdesin” e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik.

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit...

Fier/Veliaj liron nga detyra 2 nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra! Emërohet Etleva Bisha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe...