Ja urdhri i Gjykatës, Avokatët nga e mërkura i kthehen gjyqeve

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit i hap dritën jeshile kthimit në normalitet të veprimtarisë së saj, që u paralizua dy ditët e para të kësaj jave për shkak të bojkotit të avokatëve.

Në një urdhër të nxjerrë pasditen e së martës, si rezultat i bisedimeve të suksesesshme mes drejtuesit të gjykatës dhe atij të DHVA-së Durrës, në prani dhe të kreut të Dhomës Kombëtare Maksim Haxhia, zv.kryetari i kësaj gjykate Paulin Çera ka urdhëruar lejimin e avokatëve në hollet e kateve përkatëse ku do të bëhen seancat gjyqësore.

“Në kuadër të mirë administrimit të këtyre ambienteve, vlerësohet se palët, në pritje të seancave gjyqësore, do të qëndrojnë në hollin e Gjykatës në katin e parë dhe njoftimi i tyre të kryhet njëkohësisht si nga sekretaret gjyqësore edhe nëpërmjet sistemit audio. Nëse seanca për arsye objektive do të filloj më vonese, palët do të presin në hollin e katit të parë të gjykatës, ndërsa prokurori dhe avokati do lejohen për t’u ngjitur në hollin e katit të dytë dhe të tretë të gjykatës, në ambiente të përshtatura për pritje.”

Kjo vendimmarrje erdhi nga ana e gjykatës pas bojkotit të gjyqeve nga ana e avokatëve, duke marrë edhe mendimin e gjyqtarëve, si dhe për të garantuar të drejtën për një proces të rregullt në veprimtarinë gjyqësore, si dhe për të respektuar solemnitetin e gjykimit.

Në bazë të këtij urdhri që zgjidh ngërçin që çoi në paralizën dy ditore të veprimtarisë së gjykatës, palët e tjera të përfshira në proces sikurse janë dëshmitarë, ekspertë dhe çdo përdorues tjetër i gjykatës do të qëndrojnë në hollin e katit të parë të gjykatës, derisa të njoftohen për seancën nga sekretaret gjyqësore. Palëve u kërkohet të respektojnë rregullat e etikës formale, për sa i përket veshjes së përdorur dhe komunikimit dhe nëse nuk zbatojnë parashikimet e këtij urdhri nuk do t’u lejohet hyrja në ambientet e brendshme të gjykatës në respektim dhe të solemnitetit të gjykimit.

This image has an empty alt attribute; its file name is IMG-20240604-WA0007.jpg

Edhe në këtë komunikim me shkrim, Gjykata e Durrësit ka argumentuar se vendimi për të mos lënë avokatët në ambientet e brendshme të saj ishte për shkak se shtimi i organikës me gjyqtarë dhe nëpunës të administratës, si dhe zgjerimi i juridiksionit të kësaj gjykate në katër bashki, ka rritur ndjeshëm numrin e çështjeve që gjykohen gjatë ditës. “Ambientet e godinës ku ushtron veprimtarinë kjo gjykatë janë të pamjaftueshme për ushtrimin e detyrës si nga ana e gjyqtarëve po ashtu dhe të administratës gjyqësore. Ato nuk ofrojnë garancitë e nevojshme për sigurinë fizike të gjyqtarëve, zbatimin e parimit të transparencës, trajtimit dinjitoz e solemn të përdoruesve të gjykatës apo zhvillimin e seancave gjyqësore në tërësi. Problematika e një godine të re është adresuar ndër vite, por akoma nuk ka gjetur zgjidhje.”, thuhet në urdhrin e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Me kalimin në gjykatë të Juridiksionin të Përgjithshëm Gjykata e Durrësit ka shtuar volumin e punës dhe nevoja për një godinë të re e cila ka qenë dhe para reformës në drejtësi, sipas drejtuesve të saj është kthyer në emergjente.

Kjo gjykatë ka kërkuar që ish-godina e Apelit në Shkozet të vihet në dispozicion të saj pas rikonstruksionit, deri në zgjidhjen përfundimtare të një ndërtese të re.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...