Maturantët e Durrësit drejt një rruge të re, Nis Matura Shtetërore 

Date:

Share post:

Sot në Durrës, 2,398 maturantë iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës së huaj. Sipas Zyrës Vendore Arsimore Durrës, procesi u zhvillua në përputhje me rregulloren dhe pa ndonjë problem. Provimi filloi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Në qytet ka 9 qendra provimi që administrohen nga punonjës arsimorë nga të gjitha strukturat, të cilët janë angazhuar për administrimin dhe monitorimin e procesit të Maturës Shtetërore. Për të siguruar një proces sa më të drejtë dhe transparent, të gjitha qendrat e provimit monitorohen 100 % nga kamerat. Janë angazhuar 285 punonjës arsimorë për administrimin e procesit. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka 77 maturantë më pak që po i nënshtrohen këtij provimi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...