Tragjedia në Këlcyrë, shoferi pikasi policinë dhe …

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ku mbetën të vdekur 8 persona ndodhi mëngjesin e 2 prillit në rrugën Përmet-Këlcyrë. 7 pasagjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ndërsa shoferi nga Shkodra. Asnjë prej tyre nuk është identifikuar deri më tani. Makina ku udhëtonin, ishte marrë me qira dhe nuk ishte në pronësi të shoferit që humbi jetën.

Dyshohet se shoferi nga Shkodra ende i paidentifikuar ishte pikasur nga policia në afërsi të Këlcyrës dhe është kthyer pas, duke i dhënë gaz mjetit për të rritur shpejtësinë e largimit për të mos u kapur në flagrancë nga policia me emigrantët e paligjshëm në mjet, por ka dalë nga rruga, pranë kthesës së Kuqarit. Në momentin e daljes nga rruga dyshohet se mjeti ka qenë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë. Ai ka lëvizur në linjë ajrore disa metra dhe më pas është përmbysur në një shpat të pjerrët buzë lumit Vjosa.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...

Ndahet nga jeta gazetari, diplomati dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në një...