Ndahet nga jeta mjeku pediatër Bashkim Nezaj, një figurë e dashur e QSUT-së

Date:

Share post:

Tiranë – Mjekësia shqiptare është sot më e varfër. Dr. Bashkim Nezaj, një ndër figurat më të përkushtuara të shërbimit pediatrik në vend, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi dhe humanizmi.
Ai u shua në krye të detyrës, teksa ishte roje nate. E la zemra.
Prej më shumë se 20 vitesh, ai shërbeu në pavionin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u bë një emër i dashur për kolegët, prindërit dhe mbi të gjitha për vogëlushët që kërkonin kujdes e shpresë. I njohur për qetësinë dhe devotshmërinë e tij, Dr. Nezaj ka qenë një shembull i rrallë i një profesionisti që nuk kurseu asgjë për t’i qëndruar pranë pacientëve të vegjël.

Gjatë viteve të pandemisë COVID-19, ai dha një kontribut të vyer në përballjen me virusin, duke informuar publikun mbi situatën e fëmijëve të prekur dhe duke ndihmuar në përmirësimin e trajtimit të tyre. Ai ishte shpesh zëri i qetë dhe i sigurt në një kohë pasigurie, dhe për këtë do të kujtohet gjatë në radhët e mjekësisë shqiptare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është pritur me dhimbje të thellë nga familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër. Në një mesazh ngushëllimi, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e ka cilësuar humbjen e Dr. Nezajt si një dhimbje të madhe për komunitetin mjekësor, duke theksuar se kontributi i tij nuk do të harrohet kurrë.

“Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”, thuhet në deklaratën e QSUT-së.

Prehu në paqe doktor!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjedi në Durrës, 70-vjeçari humb jetën pas rënies nga ura e Dajlanit

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e 20 shtatorit në Durrës. Ngjarja është bërë e ditur nga Policia...

SHBA/ Gjuetari i moshuar vret nënën e 5 fëmijëve pasi e ngatërroi me një dre

Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, u vra tragjikisht në Delaware të SHBA-së, kur një gjuetar e qëlloi...

Në ankand sendet personale të Brigitte Bardot, bashkëshorti i saj kundër vendimit

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të debatit. Rreth 300 sende personale të ikonës...

Superstrada Tiranë-Durrës bllokohet gjatë natës, ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku më 21 dhe 22 shtator

Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve që po...