Nga Bojkoti në Bojkot, bllokohet Gjyqësori 

Date:

Share post:

Rreth 250 avokatët aktivë të Dhomës Vendore të Durrësit nuk kanë mundur t’i rikthehen këtë të mërkurë gjyqeve të tyre. Pas bojkotit dyditor dhe arritjes së marrëveshjes mes Dhomës së Avokatisë dhe Gjykatës Durrës u vendos që më 5 qershor avokatët të vijonin aktivitetin e tyre, duke kthyer normalitetin edhe në veprimtarinë e gjykatës, por vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka bërë që bojkoti të vijojë dhe për tri ditët në vazhdim. Këtë herë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi që u dhunua barbarisht për shkak të detyrës disa ditë më parë.

Ata do të vijojnë të mos paraqiten në seancat gjyqësore, ndërsa janë të paktën 500 seanca gjyqësore që nuk do të zhvillohen në mungesë të tyre përgjatë kësaj jave në gjykatën e Durrësit.

Avokatët e të gjitha gjykatave në vend kanë vendosur të përfshihen në një bojkot tre-ditor, pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Një ditë më parë, Këshilli i Përgjithshëm i Avokatëve vendosi që për tri ditë, avokatët në të gjithë vendin do të braktisin çdo proces civil, penal dhe administrativ. Madje dhe kushtetues. Përjashtim bëjnë vetëm seancat e masave të sigurisë.

Mbledhja u thirr një ditë pasi avokati Sokol Mëngjesi, i cili vazhdon të jetë i intubuar prej një jave, u transportua për kurim më të specializuar në Greqi. Sokol Mëngjesi u sulmua nga persona të afërt dhe dhëndri i klientit të tij Dritan Nano. Konflikti me avokatin kishte nisur pasi i dyshuari nuk po respektonte kontratën e pagesës mbi një proces pronësie, për të cilën familjarët e Nanos kanë denoncuar në polici se është falsifikuar nga një tjetër i afërm i tyre.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Pranga një efektivi policie në Durrës, procedohen dy të tjerë për korrupsion

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe...

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has

Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO është arrestuar në Belgjikë në kuadër të një tjetër faze të operacionit...

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...