Hoteli nën sekuestro, në pranga burra dhe gra

Date:

Share post:

Dy vëllezër, përkatësisht 55 dhe 62 vjeç, që e përdornin hotelin e tyre në Rrogozhinë edhe për prostitucion janë arrestuar nga policia, së bashku me dy gra të reja, përkatësisht 30 dhe 39 vjeçe nga Durrësi. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disa javor që çoi në organizimin e operacionit të koduar “Perëndimi i diellit” (Sunset). Gjatë operacionit u sekuestrua dhe hoteli në pronësi të dy vëllezërve dhe një shumë parash që dyshohet se është fituar nga kjo veprimtari.

Ndaj vëllezërve Hoxha janë ngritur paraprakisht akuzat për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim; ndërsa ndaj dy grave nga Durrësi rëndon akuza e ushtrimit të prostitucionit në ambjentet e hotelit që u vendos nën sekuestër. 

Me shtimin e numrit të turistëve në vend po shtohet ndjeshëm edhe veprimtaria e paligjshme e prostitucionit, në të cilën janë përfshirë dhe shtetasit e huaj. Ndaj policia e ka vënë në fokus. Gjatë 4 muajve të fundit policia e Durrësit ka goditur disa raste, gjatë të cilave janë arrestuar 6 persona, ndërsa janë nën hetim në gjendje të lirë dhe 9 të tjerë. Shumica e të proceduarve për ushtrim a shfrytëzim prostitucioni, 8 prej tyre, janë shtetas të huaj, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine, Spanja, SHBA dhe Bjellorusia. 

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...