Operacion në Shijak, Arrestohet i riu, në kërkim babai i tij

Date:

Share post:

Një operacion i koduar “Double”, i zhvilluar nga Policia e Shijakut me mbështetjen e inteligjencës policore, është finalizuar me arrestimin e një 30-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të babait të tij, pasi në banesën e tyre në Maminas u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

Operacioni u zhvillua në kuadër të masave për ndalimin e poseduesve të armëve pa leje, që përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike. Gjatë kontrolleve të kryera në banesën familjare në Maminas, policia gjeti dhe sekuestroi një armë automatike kallashnikov, një pistoletë, katër karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Sefaj, 30 vjeç, ndërsa babai i tij, 54-vjeçari Shefqet Sefaj, është shpallur në kërkim dhe po vijojnë veprimet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...