Shtriga e Wall Street-it dhe pasuria e saj e paprekur

Date:

Share post:

Hetty Green njihet si gruaja më dorështrënguar në histori. Pasuria e saj vlerësohet më shumë se 2.3 miliardë dollarë. Greene lindi në Amerikë në vitin 1835. Ajo ishte vajza e vetme e një biznesmeni të pasur.

Nga babai i saj ajo trashëgoi një pasuri të vlerësuar në 7.5 milionë dollarë. Kur ishte njëzet e një vjeç, ajo u zhvendos për të jetuar në New York për të investuar paratë e saj në Wall Street dhe u quajt Shtriga e Keqe e Wall Street.

Ajo u martua me një milioner si vetja, por gjithsesi jetonte me mbeturinat e ëmbëlsirave dhe biskotave të thyera në dyqanet ushqimore dhe grindej për të marrë dhe një kockë falas për qenin e saj çdo ditë. Hetty Greene ishte një grua shumë e mjeruar. Thuhet se ajo i arnonte të mbathurat që kur ishte 16 vjeç dhe nuk i ndërroi ato, ose më saktë nuk bleu të tjera deri në ditën e vdekjes së saj.

Ajo kurrë nuk shpenzonte asnjë qindarkë, kështu që thuhej se ajo kurrë nuk përdorte as ujë të ngrohtë, vishte një fustan të zi që nuk e ndërroi deri sa iu gris krejtësisht dhe jetonte duke ngrënë një byrek që kushtonte vetëm dy centë.

Me qasjen e saj koprace, Hetty u bë shkak që të birit t’i pritej këmba, sepse kur ai e theu, ajo vonoi trajtimin e tij sepse ngulmonte të mos shpenzonte para dhe kërkonte vazhdimisht kujdes mjekësor falas.

Hetty Greene vdiq në vitin 1916 në moshën 81-vjeçare në New York City dhe u fut në Librin e Rekordeve Guinness si “personi më dorështrënguar në botë.”

Shkaku i vdekjes së saj ishte një goditje tru për shkak të një grindjeje me shërbëtoren e saj, sepse ajo kërkoi një rritje në pagën e saj të vogël.

Ajo vdiq dhe la pas një pasuri të madhe, dhe fëmijët e saj nuk e trashëguan kopracinë e saj ekstreme, përkundrazi, ata ishin bujarë deri në atë pikë sa vajza e saj ndërtoi një spital falas me paratë e saj.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...