Shëtitja me jetski kthehet në tragjedi për çiftin e turistëve të huaj në Durrës

Date:

Share post:

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas që lundronin me një mjet Jet Ski kanë pësuar një aksident të rëndë në det.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë informuar për një incident në ujërat përballë Shkëmbit të Kavajës. Dy persona, një burrë dhe një grua, që po lundronin me një Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë përfunduar në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, patrullat detare të Policisë Kufitare janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes. Ata kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të të dy personave dhe transportimin e tyre në port, ku i priste ekipi i urgjencës mjekësore për t’u dhënë ndihmën e parë dhe për t’i transportuar në spital.

Fatkeqësisht, nga verifikimet paraprake të mjekëve të urgjencës rezultoi se njëri nga personat, shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte ndërruar jetë. Ndërsa shoqëruesja e tij, shtetasja V. B., 31 vjeçe, gjithashtu banuese në Angli, u transportua menjëherë drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të saktë që çoi në humbjen e jetës së shtetasit S. O. dhe plagosjen e rëndë të shtetases V. B.

Policia dhe autoritetet përgjegjëse vijojnë hetimet.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...