Rrëfimi: Krimi i organizuar më kërcënoi familjen… 

Date:

Share post:

“Unë jam Saida Dollani, zvkryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në moshën 24-vjeçare vendosa të bëhesha gjyqtare për të kontribuar konkretisht në krijimin e shtetit te se drejtes që po lindte pas diktaturës shumëvjecare. Vështirësitë dhe paragjykimet për shkak të të qenit femër ishin të shumta. Kam hasur paragjykime për vendimin që kam marrë për të ndjekur karrierën si gjyqtare në të njëjtën kohë si nënë e dy fëmijëve, 6 vjeç dhe 7 e gjysmë. Vështirësia e dytë ishte lufta kundër paragjykimit se një gjyqtare femër nuk do të ishte aq e aftë dhe e fortë sa duhej për të gjykuar çështjet penale.

Në një karrierë të gjatë si gjyqtare, nuk kam bërë kurrë kompromis me padrejtësitë dhe paligjshmërinë, kam hasur edhe presione, edhe kërcënime. Edhe familja ime ishte pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar. Burri im ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Ato i krijuan shumë shqetësim, por ai kurrë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ti e ke marrë përgjegjësinë e gjyqtarit, bëje detyrën sa më mirë. Nuk po e bën vetëm për fëmijët e tu, po e bën për fëmijët e të gjithëve.

Sot, i them çdo vajze dhe gruaje që secila prej jush shkruan historinë e saj të karrierës, ndaj përqafoni cilësitë tuaja më të mira dhe mos e nënvlerësoni kurrë potencialin që keni për ta bërë botën më të mirë. Qëndroni të fortë dhe vazhdoni të kapërceni të gjitha pengesat që hasni në karrierën tuaj. Ju jeni pasuria më e vlefshme e vendit tuaj, ndaj kontributi juaj është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive. Nënës sime, i them faleminderit dhe mirënjohëse pafund që e bëri kaq mirë detyrën e saj, duke më dhënë të gjithë forcën dhe dritën e duhur për të parë qartë se ligji është i barabartë për të gjithë.”

Kështu është rrëfyer gjyqtarja Saide Dollani, zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një video të publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Gjyqtarja ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është dashur të përballet që në momentin që vendosi të bëhej gjyqtare.

Ajo deklaron se është kërcënuar bashkë me familjen nga eksponentë të krimit të organizuar gjatë punës së saj si gjyqtare.

Videoja e rrëfimit të saj është publikuar nga ambasada e SHBA në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas, që është muaji mars.

Gjatë këtij muaji, ambasada e SHBA-së ka nderuar gratë e shquara që kanë ndikim dhe kanë ndryshuar botën, mes tyre edhe shkrimtarja Musine Kokalari, Marie Tuci, martire e Kishës Katolike, Dorina Bejko, prokurorore e SPAK, dhe gazetarja Anila Hoxha.

spot_img

Artikuj të lidhur

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...

Skafistët e Ksamilit protestojnë në Sarandë, kërkojnë zgjidhje për sezonin

Rreth 30 skafistë nga Ksamili kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin urgjent...