Një Komb, Një Fitore: Shqipëria përballje tjetër historike ndaj Serbisë

Date:

Share post:

Sot në stadiumin “Air Albania” zhvillohet ndeshja e tretë e Grupit K për përfaqësuesen kuqezi të drejtuar nga trajneri Silvinjo. Rreth 22 mijë tifozë priten të jenë të pranishëm në stadium, ndërsa rreth 2 mijë forca policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes, të ndihmuara nga tre kordone sigurie, dronë, qen kontrollues dhe kamera inteligjente. Deri më tani, situata paraqitet e qetë dhe pa tensionet e ndodhura në ndeshjen famëkeqe të Beogradit në vitin 2014.

Trajneri brazilian ka tashmë një ide të qartë për formacionin, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te gjendja e ekipit serb dhe shanset që ka Shqipëria për të marrë pikë të rëndësishme. Sipas kompanive të basteve, favorit për fitore është Serbia, megjithatë një sukses i kuqezinjve do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Tirana sot është “pushtuar” nga valët e tifozëve shqiptarë që kanë mbushur stadiumin dhe zonat përreth, dhe forcat e shumta të sigurisë që e kanë kthyer kryeqytetin në një qytet nën masa të rrepta.

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë në orën 20:45, në ndeshjen e tretë të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, me dy objektiva: sigurimin e një vendi në fazën finale dhe fitoren e parë historike kundër Serbisë.

Për të shmangur përsëritjen e skenarit të vitit 2014 në Beograd, janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie, përfshirë tre kordone, 2 mijë forca policore, pajisje survejimi, qen nuhatës dhe kontrolle të shumta.

Në formacion mund të jenë Broja, Manaj ose Uzuni në sulm, ndërsa Bajrami pritet të luajë në mesfushë. Asani mbetet në dilemë, pasi është bashkuar me ekipin me vonesë për shkak të angazhimeve me klubin e tij.

Ekipi serb ka mbërritur në Tiranë nën masa të larta sigurie dhe është akomoduar pa incidente. Në ndryshim nga ndeshja e mëparshme në Beograd, tifozët serbë nuk do të jenë të pranishëm në stadium. Ndërkohë, përkrahja për kuqezinjtë është e jashtëzakonshme, me tifozë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova e deri në Preshevë.

Në përballjet historike mes dy ekipeve, Shqipëria nuk ka arritur asnjë fitore në fushë. Nëse përjashtohet ajo 0-3 në tavolinë në vitin 2014, Serbia ka fituar pesë herë, ndërsa vetëm një ndeshje ka përfunduar në barazim. Kuqezinjtë kanë shënuar 4 gola dhe kanë pësuar 15.
Kjo është ndeshja e tretë e Shqipërisë në Grupin K. Pas humbjes me Anglinë dhe fitores ndaj Andorrës, kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë. Serbia, e cila deri tani ka qenë e angazhuar në Ligën e Kombeve, e luan sot ndeshjen e saj të parë në këtë grup. Pavarësisht faktit që loja zhvillohet në Tiranë, bastet favorizojnë ekipin serb.
Deri tani, gjithçka ka kaluar pa probleme dhe hijet e së kaluarës, ato të Beogradit 2014, duken të largëta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...