Skënder Cena, 74 vjeç, e kalon me sukses provimin e matures! Nota në anglisht i kalon pritshmëritë 

Date:

Share post:

Një histori frymëzuese vjen Skënder Cena, 74-vjeçari, i cili ka arritur të marrë diplomën e maturës, duke treguar se kurrë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat.

Pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj në përpjekjen e tij të dytë, Skënderi është vlerësuar me notën 7 në anglisht, një rezultat që i tejkaloi edhe pritshmëritë e tij. Në ditën e provimit, ai kishte shprehur bindjen se do të merrte notën 6, por përkushtimi dhe këmbëngulja e tij u shpërblyen me më shumë.

Rruga drejt diplomës nuk ka qenë e lehtë. Një aksident në rini, në hidrocentralin e Fierzës, i preu rrugën shkollimit, pasi humbi pjesërisht shikimin. Shtuar edhe vështirësitë ekonomike, arsimimi mbeti një ëndërr e vonuar. Por në moshën 64-vjeçare, ai iu rikthye shkollës, duke ndjekur mësimet në shkollën profesionale në Kamëz.

Pavarësisht sfidave, përfshirë edhe dështimin e parë në provimin e anglishtes, Skënderi nuk hoqi dorë. “Të them të drejtën, mësuesit dhe sekretarja më kanë pritur shumë mirë. Nxënësit menduan se isha profesor”, – u shpreh ai me humor për Top Channel.

Përkrahja e familjes ka qenë një shtyllë kyçe në arritjen e tij, duke bërë që ëndrra për të përfunduar maturën të bëhet më në fund realitet.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...