6 vite nga fatkeqësia natyrore, rritet probabiliteti për t’u prekur nga tërmetet! Mblidhen ekspertët

Date:

Share post:

Kanë kaluar 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit dhe reflektimi i institucioneve përkatëse për të parandaluar pasojat e një fatkeqësie natyrore nuk është aty ku duhet. Në forumin “Risku sizmik dhe zvogëlimi i tij”, ekspertë dhe pedagogë vunë në dukje domosdoshmërinë për forcim të kulturës së parandalimit dhe menaxhimit të rrezikut.

“Studimi trajton faktorët teknik social edhe institucional që ndikojnë ne riskun sizmik ne Shqipëri duke theksuar nevojën për qasje ndërdisiplinore dhe koordinuar. Sjellin evidenca mbi probabilitetin fizik te infrastruktura e truallit, përfshirë legalizimin e tokës, ndërtime ne murator pa përforcim edhe impaktin te objektet industriale”,- thotë sizmologu Rrapo Ormeni.

“Në rastin e Shqipërisë, theksoj se nga 60 tërmete të raportuara, vetëm gjysma kanë ndodhur në shekujt e fundit. Ky fakt tregon se numri i tërmeteve të forta historike që mund të prekin Shqipërinë ndoshta është nënvlerësuar”,- thotë Neritan Shkodrani, Dekan në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Sipas gjetjeve të eksperteve, është rritur ndjeshëm probabiliteti i rrezikut sizmik në vendin tonë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...